Manchester United, Air Asia per epoken post Aig

26/02/2009 17:20

Nuk ka vonuar shume kohe qe Manchester United te gjeje nje sponsor te ri pas njoftimit te kompanise AIG, se do ta nderprese bashkepunimin duke nisur nga viti 2010.

Skuadra angleze dhe gjigandet aziatike te AirAsia do bashkepunojne pas vitit 2010 edhe pse shoqeria angleze kishte biseduar me sponsore te tjere si, Saudi Telecom e Sahara. Kreu ekzekutiv i Air Asia, Tony Fernandes ka konfirmuar faktin se marreveshja mund te vije gjate diteve ne vazhdim.

“Nese arrihet ky objektiv, atehere do te jete nje gje shume e rendesishme per kompanine tone”, ka theksuar drejtuesi i larte. Nga ana tjeter, skuadra e “Old Trafford” duket shume e interesuar ndaj propozimit te gjigandit aziatik te ajrit.

AIG njoftoi para pak kohesh se kriza qe ka perfshire ekonomine dhe kompanine amerikane eshte bere shkaktari i vetem qe coi ne fundin e bashkepunimit mes paleve.

Top Channel