Celesi i suksesit te Shkelqim Muces

26/02/2009 23:40

Dy takime dhe dy fitore jashte fushes, nje per kampionat dhe nje per kupe. Po cili eshte celesi i suksesit te Shkelqim Muces ne krye te Dinamos?

“Une u kerkoj gjera te thjeshta, gjera qe lojtaret mund te bejne dhe perqendrim per cdo ndeshje”, eshte shprehur Muca.

Tekniku i ri i Dinamos ka filluar aplikimin per here te pare te nje metode te trajtimit te futbollisteve, duke i mbajtuar ata per nje pjese te mire te dites ne ambjentet e klubit dhe duke i lene te lire vetem ne mbremje.

“Ne dreke dhe ne darke jemi bashke. Mbarojme stervitjen dhe me pas largohen. Procesi i rekuperimit eshte shume i rendesishem. Duke ndenjur bashke grupi behet me i forte”, eshte shprehur Muca.

Nen drejtimin e tij, skuadra e Dinamos ka rritur shpresat per titullin kampion, nderkohe qe ka hedhur nje hap perpara drejt kualifikimit per ne gjysmefinalet e Kupes se Shqiperise, pasi mundi ne ndeshjen e pare 2-1 Vllaznine ne “Loro Borici”.

Top Channel