Atletico Madrid, Simeone i favorizuar per stolin

26/02/2009 18:25

Barazimi 2-2 ndaj Portos ka lene nje shije te hidhur ne radhet e tifozeve te Atletico Madrid pasi skuadra e tyre tashme ndodhet me nje kembe jashte Champions League.

Nuk ka mjaftuar shkarkimi i trajnerit qe bardhekuqte te rikthehen tek rezultatet pozitive. Drejtuesit e skuadres jane vene menjehere ne levizje per te caktuar drejtuesin e stolit te skuadres se dyte madrilene. Ne listen e te parapelqyerve te presidentit Cerezo eshte edhe ish mesfushori Diego Pablo Simeone, i kerkuar gjate diteve te shkuara edhe nga Lazio.

Nese marreveshja realizohet, atehere do te behej fjale per nje rikthim te Simeone-s tek “Colchoneros” pasi ai ka luajtur ne vitet 1994-1997 e 2003-2005.

Top Channel