
Presidenti i Republikes e vleresoi te arte momentin qe Shqiperia te aplikoje per integrimin e Bashkimit Europian dhe u sugjeroi autoriteteve te bejne vleresime analitike e integruese per te aplikuar gjate presidences ceke.
“Çdo politikan dhe institucion duhet te beje vleresime analitike dhe integrale. Fakti qe ne pas nje muaji jemi anetare me te drejta te plota ne NATO eshte nje shkalle shume e rendesishme dhe e sigurte drejt integrimit ne BE. Gjerat shkojne ne menyre shume te sinkronizuar, vendet e BE jane njekohesisht pjesa me e madhe dhe e vende te NATO-s dhe na kane dhene mbeshtetje te vazhdueshme. Eshte kjo mbeshtetje qe na ben ne optimiste qe pa precizuar vitin, sepse nuk jam une ai qe precizon vitin e futjes ne BE, por duke bere nje analize te logjikshme, une them qe dhe Shqiperia shume shpejt do te jete dhe vendi i BE-se”, u shpreh presidenti Bamir Topi.
Kjo deklarate e presidentit te Republikes u be gjate vizites se tij ne pavionin e krimeve te komunizmit.
Duke e konsideruar modest kete pavioni Topi u shpreh se do te mbeshtese cdo inisiative per te ngritur nje muze per kete periudhe. Nga ana tjeter presidenti beri apel qe jo vetem periudha te perkujtohet por te mbeshteten edhe te pendjekurit politike per t’u integruar ne shoqeri.
“Te gjithe te bejne c’eshte e mundur qe kjo pjese e dhimbshme e historise se Shqiperise. Kjo pjese e historise duhet te jete nje pike referimi qe ngjarje dhe periudha te tilla te mos perseriten me. Duhet te kete nje vleresim jo vetem per periudhen qe kaluan te perndjekurit, por te mbeshtesin integrimin e tyre ne shoqeri”, u shpreh Topi.
Top Channel