
Qe nga viti 1991 ne Shqiperi jane ndare dhe jane dhene tituj pronesie per 444 mije familjeve fermere, me nje siperfaqe prej 560 mije hektare toke bujqesore.
Duke iu referuar deklaratave te kryetarit te Partise Socialiste mbi zbatimin e ligjit 7501, Ministria e Bujqesise thote eshte kryer regjistrimi fillestar i tokes bujqesore ne cilesine e pasurise se paluajtshme
“Territori i Shqiperise ka 2953 zona kadastrale rurale. Eshte kryer regjistrimi fillestar per 2390 zona kadastrale ose per 81 % te gjithe zonave kadastrale te Shqiperise, pjesa e mbetur eshte ne proces”, u shpreh zedhenesi i Ministrise, Rexhep Shahu.
Sipas Ministrise se Bujqesise cdo posedues i aktit te marrjes se tokes ne pronesi ka te drejte te paraqitet prane zyrave perkatese te regjistrimit te pasurive te paluajtshme dhe te marre certifikaten per pronen e tij.
“Regjistrimi i tokes bujqesore disponohet nga zyrat vendore te regjistrimit te pasurive te paluajtshme ne rrethet e vendit. Kjo eshte pune e kryer dhe shoqeria shqiptare nuk ka pritur, Edi Ramen”, u shpreh zedhenesi, Shahu.
Sipas Ministrise se Bujqesise struktura te posatshme po punojne intensivisht per mbylljen e verifikimit te ligjshmerise se titujve te pronesise.
Top Channel