Moratti: Ne Manchester finale e parakohshme

25/02/2009 18:20

Pavaresisht barazimit 0-0 dhe lojes se zbehte te Interit ne ndeshjen e pare te Champions League kunder Manchester United, presidenti zikalter, Massimo Moratti e shikon kualifikimin si te mundshem.

“Kam bindjen se ne Manchester do luajme sikur te ishim ne finale. E nisem ndeshjen me marshin e pare por treguan se dime te korrigjojme. Kjo eshte nje merite qe e merr trajneri Mourinho. Kishim respekt per kundershtarin dhe frike nga gabimet qe mund te benim. Ne pjesen e dyte pati nje ndryshim rrenjesor ne loje dhe kjo tregon se lojtaret jane ne gjendje te marrin kontrollin e situates ne cdo moment”, thekson Dr. Moratti.

Ne vijim, ai flet per ndeshjen e kthimit, duke e bazuar besimin e tij ne faktin se skuadra nuk ka pesuar gol ne fushen e saj. “Ne Champions League eshte e rendesishme te mos pesosh gol ne fushen tende dhe te shenosh ne transferte. E imagjinojme se Manchester eshte ndier keq qe nuk shenoi por ne jemi te lumtur per kete. Ne Old Trafford do te jete vertete nje finale e madhe”, deklaron kreu i shoqerise zikalter.

Top Channel