Meta: Politika te sakta per papunesine

25/02/2009 16:40

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, preku temen e papunesise ne nje nga zonat e kryeqytetit, ku ajo eshte mjaft e konstatueshme, tek sheshi i “Ushtarit te Panjohur”, epiqendra e qindra te papuneve qe qendrojne aty ne kerkim te punesimeve ditore apo disaditore.

Meta e konsideroi fatkeqesi kthimin e nje sheshi te tille ne sheshin simbol te varferise.

“Jemi ketu vetem per te realizuar kete konstatim,por edhe per te denoncuar ate papergjegjshmeri te kryeministrit, ministrit te Financave qe mohojne krizen ekonomike”, u shpreh Meta.

Kreu i LSI-se, premtoi politika te sakta punesimi dhe zbutje te ketij fenomeni shqetesues ne vend nese partia e tij fiton zgjedhjet e 28 qershorit.  

Top Channel