Messi me te dashuren misterioze ne rruget e Barcelones

25/02/2009 19:05

Dashuria duket se i ka bere mire Lionel Messi-t, i cili po tregon nje forme te shkelqyer ne fushat e blerta.

Gjate nje emisioni televiziv ne muajin janar, ai pranoi se prej disa kohesh po shoqerohet me nje vajze, pa zbuluar identetin e saj, por tashme gjerat jane qartesuar me shume. Sipas gazetes “El Mundo Deportivo” qe ka publikuar edhe fotot, e dashura e sulmuesit eshte nje brune nga Argjentina, me te cilen Messi eshte shoqeruar neper rruget e Barcelones nje dite pas derbit te humbur me Espanyol.

Vajza ka mberritur nga Argjentina per te kaluar disa dite ne shoqerine e lojtarit katalanas dhe te dy, duke perfituar nga dita e bukur, kane shijuar bukurite e qytetit te Barcelones. Rreth saj nuk dihet ende asgje, por mendohet se eshte motra e shokut me te mire te Messi-t, Lucas, i cili jeton ne qytetin e lindjes se futbollistit, Rosario.

Top Channel