Lac, arrestohen dhunuesit e kishes

25/02/2009 16:50

Dy persona kane kercenuar famulltarin e kishes se Shena Ndout ne Lac ne kohen kur po kryhej mesha kishtare. Ata pritet te akuzohen per kanosje per shkak te detyres dhe pengim te ceremonie fetare.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e se martes kur pader Mikel Pllumbaj po kremtonte meshen.

Dy nga personat e akuzuar prej klerikut katolik, kryebashkiaku i Lacit dhe deputeti Pal Dajci thone se nuk kane lidhje me ceshtjen dhe nuk kane dhene kontribut te njeanshem ne konflikt.

Ceshtja eshte bere shume e ndjeshme aq sa ka detyruar kryeprokuroren Ina Rama qe te shkoje vete ne prokurorine e Lacit per te ndjekur hetimet.

Kryeprokurorja eshte njohur edhe me rastet e tjera te incidenteve qe kane ndodhur ne kete kishe. Sipas klerikeve te kesaj kishe te njohur, konflikti nuk eshte sporadik.

Ne vitin 2002 nje klerik eshte qelluar me arme dhe me pas eshte, grabitur ne rruge nga persona te paidentifikuar. Kjo ngjarje iu be e ditur kryeministrit disa muaj me pare ne nje ceremoni ne kete kishe, nga pader Gazmend Tinaj.

Konflikti sipas klerikeve ka marre shkas nga synimet e drejtuesve lokale ne Lac qe te shfrytezojne kishen e lacit per biznese, per ndertim restoratesh, hotelesh dhe parkimesh me pagese.

Ne kishen e Shena Ndout ne Lac ka nje fluks shume te madh pelegrinesh te te gjitha besimeve qe vijne nga cdo qytet i shqiperise. Kleriket thone se kundershtojne me force keto projekte dhe per kete arsye ndodhen nen presion, edhe fizik.

Top Channel