Kupa; Dinamo thyen Vllaznine, Tirana barazon

25/02/2009 17:00

Sot jane luajtur ndeshjet cerekfinale te Kupes se Shqiperise ne Futboll ku bie ne sy fitorja e Dinamos ne fushen e veshtire te Vllaznise.

Pas fitores 1-0 te para pak javeve ne Superlige, kryeqytetasit kane triumfuar serish ne “Loro Borici”, duke futur nje kembe ne gjysmefianlen e kupes. Rezultati perfundimtar i takimit eshte 1-2 edhe pse qe ne minuten e 2-te Sinani kaloi vendasit ne avantazh. Barazimi erdhi ne minuten e 46-te nga Stefa, ndersa fitoren e sigloi Plaku ne pjesen e dyte.

Nderkohe, Tirana dhe Elbasani jane ndare serish ne nje barazim pa gola pas atij te kampionatit. Ky rezultat ndihmon me shume skuadren mike qe ndeshjen e ardhshme do ta luaje ne “Ruzhdi Bizhuta”. Takimi Shkumbini-Besa eshte mbyllur ne barazim 1-1, por ajo qe bie ne sy jane dy kartonat e kuq te marre nga lojtaret vendas Nora dhe Dervishi ne fundin e ndeshjes. Golat u shenuan nga Mustafaj dhe Haliti ne 45 minuteshin e dyte.

Takimi tjeter i kesaj faze ishte ai mes Flamurtarit dhe Partizanit ku vendasit fituan ngushte 1-0, duke lene gjithcka te hapur per ndeshjen e kthimit. Golin e shenoi Shehaj ne minuten e 40-te me nje 11 metersh.

Top Channel