
Fermeret e zones Korces jane te njohur per prodhimin e tyre bujqesore.
Ata nuk i jane larguar asnjehere puneve ne bujqesi por mungesa e nje tregu si dhe cmimet qesharake te shitjes po i cojne drejt falimentimit te sigurt.
Banoret e zones jane bere deshmitare se si mijera ton qepe jane hedhur ne ujrat e lumit Devoll.
Pas stokut te prodhimit ky eshte ndeshkimi me i madh qe vjen ndaj punes se nje fermeri. Qepe qe lundojne ne lume dhe fermeret qe cojne dem punen e nje viti, pa asnje fitim.
Prodhimin e gjithe vitit ata e kane hedhur ndersa sasite e medha te qepeve qendrojne te kalbura ne cdo cep ne dalje te fshtrave dhe aty ku kalojne lumenjte.
Zona e Devollit, e njohur per kultivimin e qepes eshte mbushur nga mijera tonelata me qepe te cilat ashtu sic jane prodhuar me shumice, ashtu po shkojne drejt kalbjes totale pa mundur te shiten,
Fermeret thone se kete vit kane ulur cmimin deri ne 3 leke per kilogram nga 40 qe ishte nje vit me pare, por asnje nuk ka mundur te siguroje shitjet me shumice te mallit.
Top Channel