
Nje zjarr qe ka rene nga shperthimi i njepasnjeshem i dy bombolave te gazit ka rrezikuar seriozisht jeten e tre banoreve te nje apartamenti ne Durres dhe kater efektivave zjarrfikes.
Ngjarja ndodhi ne oren 14.15 ne pallatin e ri tetekatesh perballe shkolles “Hajdar Dushi”, kur ne katin e 7-te, ne apartamentin e nje shtetasi shpertheu fillimisht bombola e sobes se gatimit.
Banoret lajmeruan menjehere zjarrfikeset. Ne kohen kur kater zjarrfikes gjendeshin ne apartament per te shuar zjarrin e pare, shpertheu edhe bombola e dyte, e cila ishte ne soben e gazit qe perdorej per ngrohje.
Nga shperthimi i dyte u krijua nje re e dendur tymi dhe kjo beri qe kater zjarrfikesit qe kishin hyre brenda te rrezikoheshin nga asfiksimi.
E njoftuar menjehere, ambulanca e urgjences mberriti vetem pas 30 minutash ne vendin e ngjarjes. Shkak i voneses u be nje pompe betoni se bashku me betonieret qe qendronin ne radhe per ndertimin e nje pallati shumekatesh aty prane.
Shefi i stacionit zjarrfikes te qytetit, Et’hem Bardhi tha se telefonates fillestare per zjarrin, zjarrfikesit iu pergjigjen shume shpejt dhe per 7 minuta ishin ne vendngjarje.
Por pengesat e shumta dhe sidomos bllokimi i rruges, jane sipas tij te pafalshme. Sipas policise, zjarri ka shkaktuar deme te shumta materiale, por ai eshte vene nen kontroll, duke shpetuar banesat e tjera perbri.
Top Channel