
Ne Durres dhe ne Vlore jane zhvilluar ceremonite e percjelljes se ushtarakeve italiane te grupit 28 detar te cilet per 10 vjet kane punuar se bashku me ushtaraket e marines shqiptare ne konsolidimin e kesaj pjese te rendesishme te ushtrise.
Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa gjate ceremonise se organizuar ne portin e Durresit deklaroi se siguria ne ujerat tona te perbashketa eshte tashme nje realitet krejt tjeter nga ai i disa viteve me pare.
“Sot, – tha ministri Oketa, – Shqiperia eshte nje faktor sigurie ne ujrat e rajonit. Tashme eshte ndalur trafiku i paligjshem ne Adriatik Shqiperia ka nje sistem modern te kontrollit te hapesires detare dhe ne po zhvillojme me sukses projektin e anijeve dhe rojeve bregdetare per te rritur aftesine tone reaguese”.
Nje ceremoni e ngjashme eshte zhvilluar edhe ne Vlore si dhe ne ishullin e Sazanit, ku kane vepruar forcat e grupit te 28 detar italian te cilet jane angazhuar ne ringritjen dhe forcimin e marines ushtarake shqiptare.
Top Channel