
Departamenti i Shtetit publikoi raportin e tij vjetor per te drejtat e njeriut per cdo vend te botes. Raporti i kushton nje kapitull te tere, si cdo vit edhe Shqiperise.
Ne raport thuhet se gjate vitit 2008 qeveria tentoi te vinte nen kontroll institucionet e pavarura si sistemi gjyqesor, zyren e Prokurorit te Pergjithshem, dhe median. Qeveria nderhyri ne procesin hetimor ndaj shperthimit te depove te armatimit me 15 mars ne Gerdec.
Ne lidhje me kete ngjarje, më 16 qershor parlamenti i hoqin imunitetin e ish- ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili kishte dhënë dorëheqjen. Në fund të vitit zyra e Prokurores së Përgjithshme po hetonte mbi përgjegjësit e shpërthimit: dhe disa media ndërkombëtare dhe shqiptare akuzuan zyrën e kryeministrit se po përpiqej të pengonte këtë ceshtje dhe hetime të tjera.
Lustracioni
Kushtetuta percaktohet per nje system gjyqesor te pavarur, por presioni politik, intimidimi, korrupsioni ne shkalle te gjere dhe burimet e kufizuara disa here penguan sistemin gjyqesor te funksionoje ne menyre te pavarur dhe efikas.
Ne 22 dhjetor parlamenti kaloi ligjin shume te debatueshem te lustracionit, i cili pritet të lejojë shkarkimin e zyrtarëve që kanë marrë pjesë në “proceset politike” në kohën që shërbenin në poste të larta gjatë regjimit komunist, përfshi këtu gjykatës, prokurorë, dhe zyrtare te tjere te zbatimit te ligjit.
Formulimi i paqartë i ligjit i jep liri të gjerë veprimi qeverisë për të vendosur se cfarë kuptohet me “procese politike”, cka i lejon si rrjedhim edhe një hapesire te gjere në vendimet per shkarkimin e një zyrtari.
Vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshi OSBE dhe Këshillin e Europës kanë kritikuar ashpër ligjin dhe shprehën shqetësim se ai do të lejojë qeverinë të ushtrojë kontroll politik mbi sistemin gjyqësor, të minojë proceset dhe të shmangë mbrojtjen kushtetuese që u sigurohen gjykatësve, anëtarëve të parlamentit dhe prokurorëve. Edhe më tej, ligji shpall se personat subjekt i ligjit nuk mund të marrin pjesë në ekzaminimin juridik të tij. Kjo e vë gjykatën në konflikt të dpd me ekzekutivin, pasi një seri antarësh të gjykatës raportohet se janë nën ndikimin (sferen) e ligjit.
“Fazllic”
Në këtë kuadër, raporti prek dhe cështjen “Fazllic”. Në muajin tetor, hetuesit nga Ministria e Drejtësisë u përpoqën të sekuestronin dosjet e cështjes së biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazllic, i dyshuar për pastrim parash.
Një ditë më pas Ministria e Brendshme deklaroi se do të padiste dy prokurorë për tentativën e marrjes në pyetje të Fazllicit, me pretendimin se ky veprim ishte i paligjshëm. Ekspertët ligjorë e interpretuan kërcënimin e Ministrisë së Brendshme si përpjekje për të frikësuar Prokurorinë e Përgjithshme në mënyrë që të braktiste cështjen në ngarkim të Fazllic, i akzuar nga ana e tij për lidhje edhe me zyrtarë të lartë.
“Durres-Kukes”
Raporti i DASH vlereson se pavarësisht një serie arrestimesh në nivel pushteti lokal dhe qendror, korrupsioni mbeti pengesa e madhe ndaj reformave dhe një problem serioz. Më 13 dhjetor, Gjykata e Lartë caktoi një panel me 5 gjykatës për të rishikuar ndjekjen penale të ministrit të jashtëm, Lulzim Basha për parregullsi në projektin më të madh në vend të veprave publike, autostrada Durrës-Kukës.
Raporti i Departamentit të Shtetit thekson më tej se prona private vazhdon të jetë një problem i konsiderueshëm në Shqipëri. Lidhur me këtë çështje në analizën vjetore të Departamentit ngrihet problemi i hendekut mes kompetencave të kufizuara të avokatit te popullit për të vepruar dhe ankesave që vijnë pranë tij lidhur me çështjen e pronave. Edhe Burgjet nuk përmbushin standartet ndërkombëtare.
Forcat e policies kane abuzuar te burgosurit dhe te ndaluarit dhe kushtet e paraburgimit vazhdojne te jene te mjera. Korrupsioni ne polici dhe mosdenimi i krimit vazhdoi, sic vazhdoi diskriminimi ndaj grave femijeve dhe minoriteteve. Megjithe progresin e rregjistruar ne luften kunder trafikut njerezor, ai vazhdon te mbetet nje problem. Performance e policise edhe gjate vitit 2008 vazhdoi te jete e dobet.
Sjellja jo profesionale dhe korrupsioni mbeten pengesat kryesore ne zhvillimin e nje force policore civile dhe efektive. Pagesat e uleta dhe korrupsioni ne shkalle te gjere e bejne te veshtire luften ndaj korrupsionit mes uniformave blu.
Top Channel