Berisha: Kompensim ish-pronareve ne zona turistike

25/02/2009 16:05

Troje publike, te verifikuara si te tilla nga nje grup qeveritar ne bregdetin e Adriatikut, nje pjese ne bregdetin e Jonit, rreth liqenit te Shkodres dhe atij te Prespes, si dhe ne Priske, jashte Parkut Kombetar te Dajtit, do te perdoren per te kompensuar pronaret.

Vendimin e pritshem te qeverise, e ka bere publik, kryeministri Berisha, sipas te cilit kompensimi me troje publike ne zonat turistike eshte gjetur si zgjidhja me e mire qe ul faturen financiare, per shkak te cmimit me te larte me te cilin vleresohen keto troje.

“Pa venien ne dispozicion te mijera hektareve toke, ky proces nuk do te munde te marre zgjidhje. Vetem qendra e Tiranes qe kudo ka pronaret e saj ka nje barre monetare te paperballueshme. Mundesia me e mire eshte qe t’i ofrojme pronareve toka turistike”, u shpreh Berisha.

Duke qene se ceshtja e pronave mbetet nje nga me te komplikuarat per t’u zgjidhur dhe eshte nje kusht per integrimin europian, kryeministri Berisha, e konsideroi kompensimin me troje turistike te pronareve nje zgjidhje te mire, edhe pse ende jo perfundimtare.

“Besoj se me kete pakete ne do t’ia dalim te japim nje pergjigje serioze dhe kjo krijon kushte te sigurta dhe mundesi ne horizont per zgjidhej perfundimtare te problemit”, u shpreh Berisha.

Sipas kryeministrit vendimi do te merret ne qeveri keto dite, sapo te percaktohet menyra sesi do te behet dorezimi i ketyre trojeve tek pronaret, te cilet sic tha kreu i qeverise, nuk do te perjashtohen nga mundesia per ndertim ne keto troje, ne perputhje me planin e zhvillimit te zonave turistike.

Top Channel