Spektakël dhe drithërima në Madrid/ Anglia mposht Spanjën, në një ndeshje me pesë gola, “La Roja” ruan kreun
Tani duket se ka ardhur momenti që Altin Lala të lërë pas krahëve të gjitha vuajtjet nga dëmtimi i pësuar në shtyllën kurrizore dhe t’i rikthehet 100% aktivitetit të tij si futbollist profesionist në skuadrën e parë të Hanoverit në Bundesligën II.
Sipas informacioneve të fundit, mesfushori shqiptar, së bashku me shokun e tij të skuadrës, Çerundolom, do të bëjnë debutimin e tyre pas dëmtimeve përkatëse, pikërisht këtë të shtunë në takimin në shtëpi kundër Bajer Leverkusen.
Një lajm i tillë ka gëzuar pa masë skuadrën e Hanoverit, e cila fiton më shumë siguri, kur ka Lalën në fushë. Shqiptarët do të festojnë kështu rikthimin në fushë pas 99 ditësh. Javën e kaluar ai ka luajtur në radhët e ekipit rezervë të Hanover 96 në Regionalliga me qëllimin e vetëm: ambientimin në fushat e lojës. I gëzuar për këtë rikthim shprehet edhe Mikael Tarnat: “Jam i kënaqur që Altini dhe Stivi u rikthyen, pasi janë lojtarë te të cilët mund të mbështetesh, për të realizuar objektivin, grumbullimin e sa më shumë pikëve”.
Top Channel