
Nje 22-vjecare nga Vlora eshte prezantuar te henen ne spital, ndersa ka nderruar jeten vetem 12 ore pas shtrimit te saj.
Rajmonda Bleta ka pasur temperature te larte dhe mjeket e spitalit rajonal te Vlores e kane shtruar ate menjehere, ndersa e kane mbajtur nen vezhgim duke e kuruar me antibiotik, e me tej serume per te stabilizuar gjendjen e vajzes.
Por dhe pse mori mjekime ajo humbi jeten ne nje menyre te cilen familjaret e saj e quajne te dyshimte.
“Ka qene me temperature te larte, ka bere nje gjilpere dhe i eshte ulur temperatura. Por me pas ka humbur jeten dhe per kete fajesoj efektivin e spitalit”, eshte shprehur bashkeshorti i se ndjeres, Ramadan Bleta.
Kreu i spitalit rajonal te Vlores, Luter Nuraj ka shpjeguar se eshte vene menjehere ne dijeni per rastin.
“E semura ka kaluar nje gjendje shume te rende dhe ka humbur jeten. Une si drejtues i institucionit kam bere nje mbledhje dhe jemi duke diskutuar me mjeket. Presim nga prokuroria dhe mjeku ligjor rezultatet dhe jemi ne ndjekje te te gjithe problemit. Jemi ne pritje edhe te konkluzioneve te autopsise”, eshte shprehur Nuraj.
Prokuroria ka nisur hetimin ne lidhje me kete vdekje, nderkohe qe edhe nje ekip nga Ministria e Shendetesise po verifikon rastin.
Top Channel