Ushqimet, rriten cmimet

24/02/2009 19:55

Tabela e cmimeve te shitjes se mishit ne kryeqytet prej disa ditesh kane ndryshuar duke shenuar nga 800 deri ne 850 leke per kilogram.

“Cmimet jane rritur me gati 20 per qind. Mishi ka shkuar ne 8 mije leke kilja nga 6 mije qe ka qene”, thote nje tregtar mishi.

Sipas tregtareve, kjo rritje ka ardhur pasi tregu i bagetive te imta dhe gjeve eshte reduktuar. Burime jo zyrtare thone se eshte tregu maqedonas qe po terheq me shume bagetite nga Shqiperia dhe kjo ka krijuar vakum ne Shqiperi.

Rritja e cmimeve ka perfshire edhe disa kategori frutash dhe perimesh, kryesisht produkte importi. Sipas tregtareve, ka gati 2 muaj qe kurba e cmimeve ka nisur te rritet.

Top Channel