Skela: Po luajmë një futboll të mirë

24/02/2009 09:10

Ka shkëlqyer javën e fundit në Bundesligë, duke qenë më i mirë në fushë ndaj Verderit dhe tashmë sqaron arsyet e fitores 2-1 para gazetarëve.

 Bëhet fjalë për shqiptarin e Energi Kotbuz, Ervin Skela. “Pata frikë se do të ulnim kokat nga presioni dhe gjithçka do të përfundonte keq, u shpreh Skela për ‘Maerkische Allgemeine’. Ky ishte superfutboll i skuadrës sonë. Ne kemi shpirt gare, besim dhe luajmë një futboll të vërtetë.

Ishte një ndjenjë e shkëlqyer pas një suksesi të mrekullueshëm, tifozë e lojtarë i festuan për një kohë të gjatë këto tri pikë të rëndësishme, pa dalë nga stadiumi. Mendoj se ata nuk e kuptonin se çfarë ndryshimi i madh kishte ndodhur te ne në krahasim me periudhën para pushimit dimëror, ne arritëm të kishim më shumë zotërim topi sesa kanë qenë mundësitë tona, kjo ishte themelore”.

Top Channel