Sheiket e City kerkojne 40 perqind te Milan

24/02/2009 11:20

Pas gjithe ketyre vitesh lidhje me Silvio Berlusconi-n, per Milanin mund te nise nje epoke e re. Sheiket e Manchester City po mendojne te zbarkojne ne San Siro.

Abu Dhabi United Group per Zhvillim dhe Investim, eshte gati te marre 40 perqind te paketes aksionere te Milan duke futur ne kase nje shifer prej 500 milione eurosh.

Arabet e paten bere fillimisht propozimin gjate bisedimeve per te marre Kaka ne muajin e kaluar dhe tani kane si qellim t’i shkojne deri ne fund, duke u futur ne pronesine e klubit me te njohur ne bote, skuadra, e cila per momentin ka tre lojtare qe kane marre cmimin “Topi i Arte”, Kaká, Ronaldinho e Shevchenko.

Top Channel