Ronaldo, starton “epoka Corinthias”

24/02/2009 16:10

Ronaldo hap nje kapitull te ri ne karrieren e tij te gjate plot dritehije ne fushat e gjelbra.

Sulmuesi brazilian, nje talent i lindur por i kushtezuar nga demtimet e pafundme, nuk ka hequr dore dhe ja ku eshte, serish i gatshem. Ai e rinis aventuren nga Corinthias, skuadra braziliane qe sakrifikoi shume nga buxheti per ta pasur ne skuader ish fenomenin e Barcelones, Interit, Realit e Milanit.

Pas nje viti pushim absolut per shkak te demtimit ne gjurin e majte, Ronaldo eshte thirrur nga trajneri ne listen e 24 lojtareve per ndeshjen e se merkures kunder Noroestes. Nderkohe, diten e diele, Corinthias do udhetoje ne fushen e Marilias dhe te merkuren e ardhshme ne Itumbiara.

Duke pare intensitetin e larte te ndeshjeve ne kaq pak dite, trajneri Mano Menezes mendon t’i jape disa minuta ne fushe ish fenomenit. Por nga ana tjeter, shume tifoze mendojne se sulmuesi do debutoje ne derbin e 8 marsit kunder Palmeirasit.

Top Channel