Renditja WTA, Serena Williams ende ne krye

24/02/2009 16:40

Serena Williams vazhdon te mbaje kryesimin e renditjes boterore te tenisteve femra.

Qe pas fitores ne Australian Open, tenistja me ngjyre udheheq e sigurt kete renditje me 9982 pike, e ndjekur nga finalistja e Melburnit, Dinara Safina me 9021 pike dhe serbja Jelena Jankovic me 8460 pike. Vendin e katert e mban rusja tjeter Elena Dementieva me 8266 pike dhe me pas vjen motra tjeter Williams, Venus me 6814 pike.

Vera Zvonareva nuk ka arritur te ngjitet me shume se vendi i gjashte pasi ajo ka vetem 6320 pike, ndersa ish numri 1 i botes, serbja Ana Ivanovic ka zbritur ne vendin e shtate me 5562 pike, e ndjekur nga Svetlana Kuznetsova me 5381, Nadia Petrova 3882 dhe Agnieszka Radwanska me 3448 pike

Top Channel