Juventus, Di Gregorio drejt largimit, klubi bardhezi pranë arritjes së marrëveshjes me Bournemouth
Edmond Kapllani vazhdon të përjetojë një nga periudhat më të vështira, ndoshta që në momentin kur ka shkelur në klubin e Karlsuhes në Bundesligën gjermane.
Vetëm dy sezone më parë, sulmuesi kavajas ishte lojtari më i dashur për tifozerinë e kësaj skuadre, falë 17 gola të shënuar në kategorinë e dytë. Gola, të cilët e shndërruan Kapllanin në një protagonist të padiskutueshëm të ngjitjes së ekipit në elitën e futbollit gjerman.
Në Bundeligën 1 ka ndryshuar edhe stili i lojës së Karlsruhes. Mungesa e golit e ka vënë në qendër të kritikave. Gazeta “Suddeutsche Zeitung” ironizon në dy thënie popullore në lidhje me këtë çështje: “Kapllani mund të shënojë gol, kur Verderi të shpallet kampion i Gjermanisë në këtë sezon” ose “Më para futet deveja në vrimën e gjilpërës, sesa topi i Kapllanit në rrjetë”.
Top Channel
Juventus, Di Gregorio drejt largimit, klubi bardhezi pranë arritjes së marrëveshjes me Bournemouth