Superliga, 26 levizje trajneresh ne 21 jave

23/02/2009 15:50

26 trajnere te ndryshuar ne 21 jave futboll, nje rekord i ri ky ne Superlige.

Sezoni 2008-2009, pervec luftes se ashper per titullin kampion dhe asaj per mbijetese, do te mbahet mend edhe per nderrimin e shpeshte te trajnereve, dukuri kjo qe po shtohet nga viti ne vit.

Nje vit me pare, deri ne fund te kampionatit kane punuar me skuadrat e Superliges 33 trajnere te ndryshem, nderkohe qe 2 sezone me pare numri i tyre ishte 37.9, skuadrat e ketij viti qe jane ne Superlige e kane ndryshuar trajnerin e tyre, nderkohe qe Vllaznia kryesuese, Shkumbini dhe Teuta jane 3 klube qe nuk kane pesuar asnje ndryshim ne stafin teknik.

Lushnja e vendit te fundit ne klasifikimin e Superliges, ne listen e zeze te nderrimit te trajnereve mban vendin e pare me 4 te tille. Partizani i vitit 2009 eshte skuadra qe ka shkarkuar me shume trajnere.

Fitorja e Partizanit ne derbin kryeqytetas, largoi nga stoli i Tiranes boshnjako-kroatin, Blazhe Slishkovic dhe nga ai i Dinamos, kroatin Zllatko Dalic. Viktima e fundit e tij ishte ne fundjave, ku pas fitores 1-0 u largua edhe traineri i Beses, Ilir Daja

Top Channel