Mourinho: “Yes, we can”

23/02/2009 17:15

“Jam i sigurt se mund t’ia dalim mbane”. Kjo ka qene kryefjala e konferences per shtyp te trajnerit portugez te Interit, Mourinho, ne prag te ndeshjes se veeshtire ndaj Manchester United.

Ne vijim te deklarates, Mourinho ka theksuar se beson ne aftesite e dyshes Ibra-Adriano, ndersa Santon do te niset titullar ne mbrojtje, duke marre nje peshe te madhe mbi supe.

“Ata jane te forte ne mbrojtje vetem sepse kundeshtaret e tyre i kane frike. Kush shkon ne stadiumin e tyre luan pa ambicie. Une kam pasur pehere mentalitet fituesi, qe kur stervisja nje skuader te vogel ne Portugali. Nuk ka asnje arsye pse te mos kemi besim. Duhet te shikojme perpara dhe jo tek humbjet e se shkuares me Villareal apo Valencia-n”, shprehet tekniku karizmatik.

Ne vijim ai ka folur edhe per perballjen Ibra-Ronaldo. “Jane te dy kampione te vertete. Ibra eshte nje lojtar qe luan per skuadren dhe jep kontributin e tij per te fituar. Do fitoje Topin e Arte heret a vone”, nenvizon Mourinho.
 

Top Channel