Minifutboll, Shqipëria mundet dhe nga Gjeorgjia

23/02/2009 10:50

Shqipëria e minifutbollit fiksoi dje edhe humbjen e dytë, pasi u mund me rezultatin 3-0 nga Gjeorgjia në ndeshjen e fundit të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Hungari 2010”.

Më parë kuqezinjtë kishin humbur me të njëjtin rezultat edhe takimin e parë ndaj skuadrës së Greqisë. Pjesa e parë e takimit është mbyllur në barazim pa gola ndërsa në pjesën e dytë, përfaqësuesja jonë bëri gabime në mbrojtje, duke u ndëshkuar me dy gola.

Shqiptarët ngrenë pretendime edhe në lodhje me gjykimin, që sipas tyre nuk ishte në nivelin e duhur. Dyshimet janë për golin e tretë të gjeorgjianëve, që sipas pretendimeve të tanëve, u shënua pas një faulli të paqenë.

Më vetëm një fitore në grupin C, ajo kundër Maltës (5-2), vendit organizator, Shqipëria u rendit në vendin tretë, një pozicion më i keq se ai në eliminatoret e Kampionatit Botëror, kur u renditëm të dytët.

Top Channel