
Koreja e Veriut ka perfunduar se fundmi vendosjen e raketave te reja me rreze te mesme veprimi, ne gjendje qe te arrijne zonat kryesore te kontinentit te Azise.
Lajmin e kane bere te ditur autoritetet nga Koreja e Jugut, sipas te cilave kombi komunist ka vene ne angazhim edhe forcat speciale dhe marinen e tij.
“Koreja e Veriut dhe 1 milion e 190 mije trupat e saj perbejne nje kercenim direkt dhe serioz”, thuhet ne nje komunikate te Ministrise se Mbrojtjes se Seulit.
Ne dokument thuhet gjithashtu se spekulimet se Peniani eshte duke planifikuar nje tip te ri rakete me rreze te gjate veprimi, jane mese te pranueshme.
Veprimet e Korese se Veriut rrisin tensionet mes dy Koreve pas vendimit te liderit jugor Lee Myung Bak per te lidhur ndihmen ekonomike me progresin ne procesin e carmatimit berthamor.
Vezhguesit besojne se Peniani mund te testoje raketen e tipit Taepodong-2, si kusht per te perforcuar qendrimin
Top Channel