Gaza, Olmert largon ndermjetesin Ghilad

23/02/2009 13:50

Kryeministri izraelit Ehud Olmert ka larguar Amos Ghilad nga detyra e ndermjetesit te kontakteve me Hamasin per arritjen e armepushimit afatgjate ne Gaza.

Nje zedhenes i Olmert tha se mes tij dhe kreut te qeverise u krijua nje krize besimi. Sipas Olmert, Ghilad ka zbuluar edhe sekretet me intime te Izraelit. Por ai do te vazhdoje te mbaje raporte profesionale me Egjiptin. Ceshtja ne fjale po reflekton tensione politike mes Olmertit dhe ministrit te Mbrojtjes, Barak.

Nderkaq, ne nje tjeter zhvillim, ne kuader te bisedimeve per qeverine e re, i mandatuari Benyamin Netanyahu eshte takuar me liderin laburist Barak. Dje ai pati takim edhe me lideren e Kadima, Tzipi Livni.

Ministrja e Jashtme ka konfirmuar se mes partise se saj dhe Likud ekzistojne divergjenca te thella.

Top Channel