Milani mund me veshtiresi Kaliarin

22/02/2009 19:20

Pa Kaka, Ronaldinjo e Pato, Milani me veshtiresi ka arritur te marre tre pike perball Kaliarit ne “San Siro”. Kuqezinjte kane zbritur ne fushen e lojes me nje skuader emergjence per shkak te demtimeve dhe te lojtareve qe kane qendruar pushim per ndeshjen e Kupes UEFA.

Megjithate edhe Kaliari me gjithe perpjekjet e sulmuesit te saj me te mire Akuafreska, nuk ka mundur te kaloje Abiatin i cili serish ka treguar nje forme shume te mire pasi mbrojtja kuqezi edhe ne kete ndeshje ka patur te njejtat probleme. Ne pjesen e dyte Inzagi i vetem ne repartin e sulmit thuajse ishte inekzistent, megjithate nje rremuje qe krijon ne zone i jep mundesine Klarenc Sedorf te shenoje golin e fitores per Milanin duke i dhene mundesine qe te mbaje ritmin e Interit dhe Juventusit te cilet fituan diten e shtune.

Nderkohe edhe Fiorentina ka arritur te fitoje 2-1 ndaj Kievos fale mrekullise se Adrian Mutus ne fundin e lojes. Ne pjesen e pare skuadra vjollce ka qene e paperqendruar dhe nuk ka krijuar thuajse asnje rast, nderkohe qe Kievo kaloi ne avantazh qe ne minuten e 13-te me Morero. Xhilardino barazon ne minuten e 74-te dhe me pas Mutu me nje aksion te nisur nga nje nderhyrje e parregullt shenon golin e fitores.

Napoli ne “San Paolo” eshte mundur nga Xhenoa minimalisht duke regjistruar humbjen e radhes dhe ne te njejten kohe duke konfirmuar krizen pasi ne 7 ndeshjet e fundit kane marre vetem 2 pike. Ne pjesen e pare te dyja skuadrat kane zhvilluar nje loje thuajse te merzitshme, nderkohe ne te dyten i vetmi rast per t’u shenuar ka qene goli i Jankovic qe i dha fitoren Xhenoas. Ende autobusi i Napolit vazhdon te qendroje ne stadium pasi nje grup prej rreth 300 tifozesh e kane bllokuar skuadren e tyre edhe pse ka nderhyre policia per t’i shperndare. Nderkohe autobusi i Xhenoas eshte shoqeruar nga duartrokitje nga tifozet napolitane.

Top Channel