Vllaznia, sfida me Lushnjën, të dielën

21/02/2009 10:25

Kushtet e rënduara të motit në veri të Shqipërisë kanë lënë “gjurmë” edhe në Kategorinë Superiore.

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës gjatë ditës së enjte, sfida ndërmjet Vllaznisë dhe Lushnjës, e parashikuar për t’u luajtur të shtunën, është shtyrë me 24 orë.

Klubi e ka pasur të pamundur për të pastruar në kohë tapetin e stadiumit “Loro Boriçi” dhe takimi ndaj pretendentëve për titull dhe “lagunarëve” që luftojnë për të mbijetuar në elitë, do të zhvillohet të dielën.

Ndërkohë, sot në kryeqytet, në orën 14:30, do të zhvillohen dy përballje mjaft interesante. Në “Selman Stërmasi”, Tirana kryesuese pret Elbasanin, ndërkohë që në stadiumin “Qemal Stafa”, Partizani do të luajë me Besën.

Top Channel