Raketat mbi Liban, Hezbollah: Nuk dime gje

21/02/2009 11:45

Tre raketa izraelite jane hedhur mengjesin e sotem ne nje zone ne jug te Libanit.

Lajmin e dha France Presse, duke sqaruar se ky sulm ishte kunderpergjigje ndaj raketave Katyusha te hedhura ne veri te shtetit hebraik.

Nderkohe levizja shiite-libaneze, Hezbollah, thote se nuk eshte ne dijeni te ketyre zhvillimeve.

“Nuk dime asnje dhe nuk kemi asnje koment per te dhene”, konfirmoi per agjencine italiane te lajmeve ANSA, nje zedhenes i Partise se Zotit, ne Bejrut.

Nga ana tjeter ushtria libaneze ne nje prononcim per mediat tha se “armiku izraelit ka sulmuar Libanin duke qelluar ne zonen e el-Qlailè, ne jug te qytetit Tiro, ndersa forcat e armatosura po kontrollojne rajonin”.

Top Channel