Nigeri, digjen kishat e xhamite ne qytetin e Baukit

21/02/2009 15:10

Kishat dhe xhamite e qytetit te Baukit ne lindje te Nigerise, u eshte vene zjarri pas perleshjeve mes grupeve rivale te krishtere dhe myslimane.

Lajmin e ka bere te ditur dega nigeriane e Kryqit te Kuq, sipas te ciles nga ngjarjet e regjistruara tre persona kane humbur jeten ndersa 7 te tjere jane plagosur.

Qyteti i Baukit ndodhet prane Josit, kryeqytet i shtetit te Plateut, qe ne nentorin e kaluar u be teater luftimesh mes te krishtereve dhe myslimaneve, ku humben jeten te pakten 200 vete.

Top Channel