Itali, miratohet ligji kunder dhunes seksuale

21/02/2009 09:25

Nje seri rastesh perdhunimi te kryera kryesisht nga te huajt, cuan ne miratimin e nje ligji kunder dhunes seksuale dhe imigracionit te paligjshem nga qeveria italiane.

Ligji eshte miratuar me procedure te pershpejtuar dhe parashikon burgim te perjetshem per rastet e perdhunimit te minoreneve. Ligji duhet te miratohet nga te dyja dhomat e parlamentit brenda 60 diteve. Rastet e dhunimit te javeve te kaluara tronditen vendin fqinj.

Dy shtetas rumune u arrestuan per dhunimin e nje nxeneseje 14 vjecare ne diten e Shen Valentinit.
Ligji shton denimet me burgim per rastet e dhunimit, parashikon ndihme dhe keshillim ligjor pa pagese per viktimat e dhunes seksuale dhe i cileson ngacmimet si krim.

Nderkohe, Ministri i Jashtem rumun, Kristian Diakonesku, tha se vendi i tij nuk ka deshire qe shtetasit e tij te dyshuar per krime ne Itali te riatdhesohen. Diakonesku pritet te udhetoje te henen per ne Itali, ku ai planifikon te takohet me homologun Franko Frattini dhe te bisedoje per kete ceshtje. Nje milion rumune jetojne dhe punojne ne Itali.

Top Channel