Bombe ne Afganistan, vriten tre ushtare amerikane

21/02/2009 11:30

Tre ushtare te forcave te koalicionit te drejtuar nga SHBA kane humbur jeten nga shperthimi i nje bombe ne jug te Afganistanit.

Lajmin e ben te ditur ushtria amerikane, pa saktesuar nacionalitetin e viktimave. Ushtaret nuk arrinen te mbijetonin pas plageve te marra. Bomba shpertheu ndersa ata patrullonin nje rruge ne provincen Oruzgan.

Sipas ushtrise amerikane, 39 ushtare te saj kane gjetur vdekjen ne Afganistan, qe nga fillimi i vitit.

Top Channel