Qeveria e SHBA vlereson si oportun opsionin qe bankat te mbeten ne duart e privateve.
Zedhenesi i Shtepise se Bardhe, Robert Gibbs me keto fjale eshte perpjekur te siguroje tregjet, qe sot jetuan nje dite frike per shkakun se Uashingtoni ka ndermend te kombetarizoje Bank of America dhe Citygroup.
“Kjo administrate vazhdon te besoje se nje sistem bankar ne duart e privateve eshte menyra me korrekte per te vazhduar perpara. Qeveria do te jape ndihmen e saj ne kete drejtim”, ka deklaruar Gibbs.
Menjehere pas fjaleve te tij, bursat reaguan pozitivisht dhe treguesit ulen humbjet e tyre. Hipoteza per kombetarizimin e bankave u hodh nga presidenti i Komisionit te Bankave ne Senatin amerikan, Christopher Dodd.
Top Channel