30 pasagjere te nje avioni Boeing 747 jane plagosur, si pasoje e turbulencave te ajrit. Avioni i kompanise amerikane Northwest Airlines, fluturonte nga Manila drejt Tokios, ku edhe beri zbritjen.
Dhjete prej pasagjereve ndodhen ne gjendje te rende, ndersa u transportuan nga ambulancat ne spitalin e Tokios. Avioni u godit nga turbulencat ne 30 minutat e fundit te fluturimit prane brigjeve te Chivas, ne lindje te kryeqytetit.
Ne avion ndodheshin me shume se 400 pasagjere dhe 14 pjesetare te ekuipazhit. Pavaresisht se piloti njoftoi kullen e kontrollit per disa te plagosur, ai gjykoi se ulja emergjente nuk ishte e nevojshme.
Mendohet se te plagosurit ishin personat qe nuk kishin vendosur rripin e sigurimit. Mediat japoneze njoftuan se pasagjeret qe nuk ishin ulur ne vendet e tyre, u perplasen me tavanin, ne momentin e turbulencave.
Top Channel