Pakistan, bombe ne funeral, 20 te vdekur
20/02/2009 09:20
20 persona kane gjetur vdekjen si pasoje e shperthimit te nje bombe gjate nje funerali ne veriperendim te Pakistanit dhe disa te tjere u plagosen.
Sulmuesit shfrytezuan ceremonine e percjelles per ne banesen e fundit te nje myslimani shiit te ekzekutuar nje dite me pare, per te aktivizuar bomben. Numri i viktimave sipas autoriteteve mund te rritet.
Shperthimi ndodhi ne Dera Ismail Khan, nje qytet prane nje krahine gjysmeautonome, qe ka nje histori te dhunes sektariane. Ne kete zone eshte vendosur shtetrrethimi. Shperthimi u pasua nga goditje me arme dhe venia e zjarrit disa automjeteve.
Top Channel