Paketa “Obama”, te gjithe presin ndryshimin

20/02/2009 19:55

Behet fjale per nje ndihme 75 miliarde dollareshe, pakete e presidentit Barack Obama, per ata njerez qe nuk mund te paguajne kostot e kredise.

Sipas administrates, eshte e nevojshme qe keta njerez te ndihmohen dhe te mos falimentojne, pasi nje gje e tille shkakton nje zinxhir problemesh.

Banka mund te marre shtepine nese s’paguhet kredia, por del serish me humbje pasi shtepia kushton me pak.

Shume njerez qe jane ne prag te falimentimit e kane mirepritur kete plan pasi mendojne se mund te shpetojne nga veshtiresite ne te cilat ndodhen.

Eshte heret per lajme te mira mbi ekonomine amerikane, pasi specialistet mendojne se papunesia do te zgjase edhe per shume vite. Megjithate, ka te tjere qe mendojne se ajo do te rimekembet vetvetiu.

Top Channel