Nadal, mungesa e madhe e Turneut te Dubait

20/02/2009 15:45

Numri 1 i botes ne tenis, Rafael Nadal, ashtu si numri 2, Roger Federer, do mungoje ne turneun e Dubait qe pritet te nise javen e ardhshme.

Fituesi i Australian Open ka preferuar te qendroje ne shtepi, duke pare sezonin e gjate dhe te mundimshem qe e pret kete vit. “Me vjen shume keq qe nuk mund te marr pjese, por mjeku me ka keshilluar te qendroj ne shtepi per te pushuar dhe rekuperuar demtimin ne gju qe me beri te vuaj javen e shkuar ne Rotterdam.

U kerkoj tifozeve dhe organizatoreve te me kuptojne se jam shume i hidheruar per kete mungese”, theksoi spanjolli qe udheheq renditjen e pergjithshme.

Ne vijim, ai shtoi se Dubai eshte nje prej turneve te tij te preferuar ku gjithmone ka luajtur. “Shpresoj te rikthehem javet e ardhshme ne Kupen Davis te Benidorm kunder Serbise dhe me pas per turnete ne Indian Wells dhe Miami”, perfundon deklareten “raketa” spanjolle.

Top Channel