Mourinho u “shtrengon dhembet” te tijve

20/02/2009 21:15

Jose Mourinho kerkon ta mbaje te larte ritmin e skuadres se tij qe eshte shkeputur 11 pike nga Milani dhe rrezikon te hyje ne nje gjendje letargjie per kete fakt.

“Kemi nevoje edhe per 25 pike per te fituar kampionatin. Mendojme per Bolonjen dhe me pas do mendojme per Manchester United. Nuk do te kete turn over. Ne Bolonja nuk mund te behet shaka. Kush ben shaka me mua nuk do te luaje diten e marte”, kercenon portugezi te tijte.

Ne vijim te deklarates, ai ka folur per ndeshjen e rendesishme te Champions League perballe Manchester United. “E rendesishme eshte te fitojme kompeticionin, jo vetem nje ndeshje. Takimi vendimtar eshte ai qe cakton fituesen e kupes. Eshte e rendesishme te njohesh kundershtarin por eshte edhe me e rendesishme qe skuadra te njohe identitetin e vet”, nenvizon tekniku karizmatik.

Top Channel