Hiddink: Me Chelsea deri ne fund te sezonit

20/02/2009 18:20

Guus Hiddink ka mohuar kategorisht thashethemet se do te vazhdoje te qendroje ne krye te Chelsea edhe sezonin e ardhshem.

Ne konferencen e tij te pare si trajneri i Chelsea, zevendesuesi e Luiz Felipe Scolari dhe miku i presidentit Roman Abramovich, ka theksuar se misioni i tij me kombetaren ruse nuk ka perfunduar ende.

“Do te qendroj te Chelsea deri ne fund te sezonit dhe jo me shume, e ritheksoj, jo me shume”, ka pohuar tekniku holandez. “Detyra ime kryesore eshte ajo me kombetaren ruse dhe dua qe ta respektoj ate kontrate. Gjithesesi dua tju pohoj se nuk kam ardhur ketu ne Londer per pushime”, theksoi ai, duke caktuar edhe nje objektiv.

“Realisht eshte shume veshtire te arrish Manchester-in qe eshte 10 pike larg, nderkohe qe ne Champions League kemi perballe Juventusin. Jemi ne gare per 3 titujt, kampionat, Champions League dhe FA cup dhe objektivi im eshte fitorja. Do jete e veshtire, por une jam ketu per te punuar dhe per ta provuar”, ka perfunduar trajneri i Chelsea, i cili do te kthehet ne krye te kombetares ruse ne fund te marsit per ndeshjet eleminatore te boterorit 2010. Sfida e pare e tij ne krye te pankines se londinezeve do te jete te shtunen perballe Aston Villa-s.

Top Channel