Gates: Per mburojen na duhet me shume kohe
20/02/2009 17:25
SHBA i kane kerkuar qeverise polake me shume kohe per te marre nje vendim mbi mburojen anti-rakete, qe duhet te instalohet ne Poloni dhe ne Republiken Ceke.
Kerkesa eshte bere nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, i cili ndodhet ne Krakove ku po merr pjese ne samitin informal te vendeve anetare te NATO-s.
Gates tha se presidenti i ri Barack Obama, me shume se sa mburojes, po i kushton vemendje krizes ekonomike dhe lufterave ne Afganistan dhe Irak.
Top Channel