Ferguson paralajmeron: Jemi ne forme te shkelqyer

20/02/2009 20:40

Manchester United eshte kundershtari me i forte qe Inter mund te gjente ne Champions League dhe kete e konfirmon edhe tekniku i “Djajve te kuq”, Alex Ferguson.

“Jemi ne forme te shkelqyer por nuk di nese do arrijme te fitojme gjithcka. Objektiivi jone eshte qe te provojme”, shprehet skocezi, skuadra e te cilit eshte shkeputur me 5 pike nga vendi i dyte qe mbahet nga Liverpool. Nepremjet intervistes dhene per “Daily Star”, Ferguson ka theksuar se ka ne dispozicion nje grup te konsoliduar, pasi lojtaret luajne bashke prej disa vitesh.

“Tani do te hyjme ne pjesen me te rendesishme te sezonit dhe jam i sigurt se mund te bejme me shume. Ne sezonin 1997-1998 kishim 12 pike avantazh ndaj Arsenal por ne fund e humbem kampionatin. Shpresoj qe te mos kemi demtime”, perfundon ekniku skocez. 

Top Channel