Drogba: Scolari nuk e bashkoi dot skuadren

20/02/2009 16:30

Pritej qe Didier Drogba te shperthente ndaj ish teknikut te tij, Felipe Scolari dhe nje gje e tille nuk ka vonuar.

Vetem pak dite pas pushimit nga puna brazilianit per shkak te rezultateve te dobeta, sulmuesi i Chelsea ka cfryre ndaj ish kampionit te botes ne vitin 2002.

“Kur stervit nje skuader si Chelsea duhet ta mbash skuadren te bashkuar, sidomos ne momentet e veshtira”, eshte shprehur sulmuesi afrikan ne rreshtat e tabloidit “Sun”.

Ai e ka cilesuar klubin si nje familje e madhe qe duhet te qendroje gjithmone e bashkuar dhe sipas tij, Scolari nuk arriti ta bente nje gje te tille pasi gaboi duke kritikuar lojtaret. “Futbolli nuk eshte nje sport individual. Fitohet kur luan bashke. Kam pasur gjithmone respektin maksimal per Scolari-n si njeri dhe asnjehere nuk ia kam lejuar vetes te ankohem tek Abramovich”, perfundon sulmuesi.

Top Channel