Clinton: Koreja e Veriut te ndale provokimet

20/02/2009 09:30

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, i ka kerkuar Korese se Veriut t’u jape fund provokimeve dhe fyerjeve.

Shefja e diplomacise amerikane tha se nese qeveria e Phenianit do te vazhdoje te refuzoje dialogun me fqinjin jugor, marredheniet e saj me SHBA-ne do te ndryshojne.

“Nese Koreja e Veriut nuk do te perfshihet ne dialog me Korene e Jugut dhe nuk i jep fund ambicieve berthamore, raportet me SHBA-ne nuk do te permiresohen”, u shpreh Clinton. Deklarata u be nga Seuli, pjese e turneut te saj aziatik.

Ajo njoftoi gjithashtu se Stephen Bosworth, ish-ambasador ne Korene e Jugut per disa vjet, do te jete i derguari special i saj ne Korene e Veriut. Sipas disa raportimeve, Koreja e Veriut mund te testoje nje rakete me rreze te gjate veprimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA