Tashme radha u vjen amerikaneve te reagojne kunder publikimit ne gazeten “New York Post” te nje karikature te presidentit Barack Obama.
Ashtu si nje pjese e madhe e myslimaneve qe reaguan kunder karikaturave te profetit Muhamed ne nje gazete daneze, shume amerikane protestuan kunder paraqitjes se presidentit si nje shimpanze e vrare. Qindra vete bene thirrje per bojkot te gazetes, qe krahasonte presidentin me kafshen e xhungles. “Fund racizmit”, therrisnin demonstruesit perpara zyrave te News Corp, qe drejton gazeten ne Manhatan.
Vete gazeta e mbrojti karikaturen si nje parodi per politiken e Uashingtonit dhe pas dy dite protestash kerkoi falje. Gazeta publikoi nje editorial ne faqen e saj ne internet ku shkruhej se kerkonte falje dhe se nuk kishte asnje qellim per te ofenduar askend qe mund te jete ndier i fyer.
Top Channel