Under-21, në Skoci luhet në fushë regbie

19/02/2009 10:30

Në takimin e 1 prillit kundër Skocisë, përfaqësuesja Under-21 e Shqipërisë do të luajë në një stadium regbie.

Federata Skoceze e Futbollit ka përcaktuar që ndeshja me kuqezinjtë e drejtuar nga Artan Bushati, e dyta në Grupin 10 eliminator për Evropianin 2011 të kësaj moshe (pas asaj të 28 marsit në vendin tonë pikërisht kundër skocezëve), të zhvillohet në impiantin “Falkirk”.

Ky stadium është kritikuar ashpër nga trajneri i Sëlltik, Gordon Straçan. Drejtuesi i klubit të mirënjohur në Evropë, përpara pak kohësh deklaronte: “Nuk është ndër më të mirët. Disa ndeshje të luajtura aty dhe të transmetuara në shumë vende të botës japin pamjen e një impianti të boshatisur dhe me dy shkallë”. Aty zhvillohen edhe ndeshjet ndërkombëtare të ekipeve të të rinjve në regbi, aktivitet që e ka dëmtuar dukshëm tapetin me bar.

Top Channel