Obama, plan ndihme per kredimarresit ne veshtiresi

19/02/2009 09:20

Presidenti amerikan Obama pergatiti nje plan ndihme per te ndihmuar tregun e shtepive dhe qe synon te shmange humbjen e shtepive per 9 milione amerikane.

Paketa e shpetimit 75 miliarde dollareshe, do t’u vije ne ndihme miliona banoreve qe po hasin veshtiresi te paguajne kredite mujore te shtepise. “Mund t’ju them ate qe nuk do te beje kjo pakete. Ajo nuk do te shpetoje te papergjegjshmit dhe te paskrupujt, duke hedhur parate e taksapaguesve ne kredi te keqija”, tha Obama.

Plani synon t’u vije ne ndihme njerezve te ristrukturojne, ose rifinancojne kredite e marra nga bankat, ne menyre qe pagesat mujore te jene me te perballueshme. Qeveria do te subvencionoje huate e modifikuara per te ndihmuar ne shmangien e disa rasteve kur shtepite kane humbur vleren.

 Departamenti amerikan i Tregtise beri te njohur, se numri i shtepive te reja qe jane ne konstruksion, ra ne nje shifer rekord muajin e kaluar. Zyrtaret e Bankes Qendrore te SHBA-se, thane se ekonomia amerikane ne pergjithesi do te pesoje nje tkurrje prej 0,5 deri ne 1,3 perqind kete vit.

Top Channel