Kupat e Evropes, 4 skuadra shqiptare ne gare

19/02/2009 15:20

Numri i skuadrave shqiptare qe do te marrin pjese ne kupat e Evropes eshte kater, nje ne Champions League dhe tre ne Ligen e Evropes.

Skuadra kampione do ta nise rrugetimin e Champions League nga turi i dyte paraeleminator dhe kjo eshte risia e ketij sezoni. Rritja e nivelit te futbollit shqiptar ka bere qe UEFA ta kualifikoje direkt per ne turin e dyte skuadren kampione. Kampionati Shqiptar renditet ne vendin e 43-te ne Evrope me nje koeficent 75.7. Ne kete tur luajne skuadrat e vendeve 47-53.

Kampionia e Shqiperise duhet te kaloje te pakten nje tur per te vazhduar aventuren ne Ligen e Europes edhe nese do te eleminohet nga Liga e Kampioneve.

Persa i perket Liges se Europes, nje e kualifikuar do te jete fituesja e Kupes se Shqiperise dhe vendi i dyte e i trete ne kampionat. Ne rast kur fituesja e Kupes se Shqiperise eshte dhe kampione e vendit, atehere merr pjese skuadra finaliste e Kupes se Shqiperise qe kualifikohet direkt per ne turin e dyte.

Dy ekipet e tjera shqiptare ne Ligen e Europes e nisin aventuren nga turi i pare eliminator. Kjo formule eshte nje risi per futbollin evropian pasi Kupa UEFA dhe Intertoto nuk do ekzistojne me si kompeticione.

Top Channel