Kievo kujtohet për Erjon Bogdanin

19/02/2009 10:35

Kievo kujtohet për Erjon Bogdanin. Trajneri Mimo di Karlo është vënë nën presion nga analistët për mosaktivizimin e shqiptarëve.

Kritikat vijnë, pasi është parë një sulm steril deri tani. Ata sugjerojnë se aktivizimi i Bogdanit mund të jetë një zgjidhje.

“Ka një zgjidhje që Iakini e ka provuar pak dhe Di Karlo akoma edhe më pak: quhet Erjon Bogdani, shkruante dje gazeta italiane ‘L’Arena’. Nuk është e nevojshme të bëjmë diskutime filozofike. Bogdani nuk është një talent, por grumbullohet gjithmonë në kombëtaren e Shqipërisë dhe shënon ndonjë gol edhe në Serinë A. Vërtet vjen nga sezone negative, por Kievo, e cila duhet të shpëtojë, nuk mund të ndalet para asgjëje. Sipas karakteristikave teknike, Bogdani është mbështetja më e mirë e Pelisier. Ky është eksperimenti që nuk është bërë asnjëherë deri tani. Pse të mos bëhet”?

Top Channel